Serbi, Daçiç shantazhon BE-në me Rusinë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Evropa do të gabonte rëndë nëse në mars nuk i jep Serbisë statusin e vendit kandidat për në BE.
Duke folur për kushtet që Serbia duhet të plotësoj, Daçiç ka thënë se zgjidhja varet nga dialogu me Prishtinën.
Në një intervistë për “Vecernji Novosti”, ai shton se Serbia duhet të insistoj në Rezolutën 1244, për “përfaqësimin asimetrik të Kosovës në forumet rajonale”.
“Nëse BE dhe Amerika nuk i kuptojnë qëndrimet tona dhe vazhdojnë të jenë në anën e shqiptarëve, atëherë është normale të pritet se në pushtet vjen një opsion politik i cili ndoshta do të kthehet nga Rusia”, ka thënë ai.