Greqia - BE-së: S’mban më ujë pilafi!

Kristos Papoutsis tha se Greqia kishte bërë përpjekje “jashtëtokësore” për t’u bindur ndaj BE-së dhe FMN-së. Deri më tani, Greqia ka miratuar disa paketa të njëpasnjëshme kursimesh, dhe tani, ministri grek thotë se nuk kanë më çfarë të kursejnë.
Krerët e Eurozonës anuluan një takim me zyrtarët grekë më herët, duke kërkuar shkurtime të mëtejshme dhe siguri se politikat do të vihen në zbatim. Huadhënësit ndërkombëtarë i kanë kërkuar Greqisë të bëjë shkurtime të mëdha në këmbim të dorëzanisë prej 130 miliardë eurosh, para pa të cilat Greqia e ka të pashmangshëm falimentimin në gjysmën e marsit. Parlamenti grek miratoi një paketë kursimesh në fundjavë, pavarësisht protestave të dhunshme që kishin mbërthyer vendin.
Por, ministrat e Eurozonës kanë kërkuar 325 milionë euro shkurtime të tjera. Ata po ashtu kërkojnë siguri se të gjitha vendimet e marra për shkurtime do të zbatohen pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e prillit. Lideri i Partisë Demokracia e Re, Samaras, ka lënë të kuptohet se nëse fiton zgjedhjet, ai do të kërkojë rinegocim me BE-në. Raportet thonë se ai ka refuzuar të nënshkruajë një garanci se do të zbatojë paketën e shkurtimeve nëse fiton zgjedhjet.
/Start/F. Prroni/
2012-02-15 09:56