Kosovë, Kuvendi shqyrton planin e punës për vitin 2012

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, fillimisht do të shqyrtohet plani i punës për vitin 2012, si dhe tre projektligje.
Deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, kurse për herë të dytë do të shqyrtojnë: Projektligjin për shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe Projektligjin për Arkivat.
Do të shqyrtohet gjithashtu edhe Raporti i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Punës.
Megjithatë pritet që shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2012 të shoqërohet me debate për një plan sa më të pasur dhe efikas për legjislativin e vendit.