E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Fule: Destabiliteti politik shqetësues

BRUKSEL- Komisioni Evropian shprehu sot shqetësimin mbi situatën aktuale politike në Serbi, me vendimin e ditëve të fundit të liderit të opozitës serbe, Tomisllav Nikoliç për zhvillimin e një greve urie dhe etje për të arritur në zgjedhje të parakohshme.

“Kemi ndjekur gjatë fundjavës zhvillimet në Serbi me një shqetësim të lartë'',- deklaroi sot në takim ndërparlamentar BE-Serbi komisari i BE-së Zgjerimin, Stefan Fule.''Serbia ka ndërmarrë objektiva ambiciozë në termat e integrimit evropian, por vetëm në një ambient të qetë dhe stabël politik mund të arrihet ky rezultat'',- theksoi Fule.

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›