Shefi i diplomacisësë Rusisë, SergeiLavrov sot ne Serbi
BEOGRAD- Shefi i diplomacisë së Rusisë, Sergei Lavrov viziton sot kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, ku do të bisedojë me presidentin Boris Tadiç dhe homologun e tij Vuk Jeremiç, bëri të ditur dje Ministria e Jashtme në Moskë. Një nga temat e bisedimeve do të jetë edhe çështja e Kosovës, ku autoritetet serbe kanë përkrahjen e pakushtëzuar dhe parimore të Moskës. Kjo vizitë zhvillohet në një moment që nga bisedimet Kosovë-Serbi ende nuk ka dalë me një deklaratë apo marrëveshje konkrete, edhe pse Serbia synon që me anë të këtyre bisedimeve të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Lavrov dhe zyrtarët serbë do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin dypalësh. Me vizitën në Beograd, Lavrov e fillon turneun treditor në Ballkan, ku do të vizitojë Malin e Zi, Maqedoninë dhe Slloveninë.
(s.g/balkanWeb)
(s.g/balkanWeb)