E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Shoqëriae Librit Shqiporganizon panair

VLORË- Shoqëria e Librit Shqip do të çele në datën 20 prill edicionin e 12-të të Panairit të Librit në Vlorë, ku rreth 40 botues për 5 ditë me rradhë do të ekspozojnë rreth 5000 tituj librash, pjesa më e madhe e të cilave të rinj.Pak ditë pas krijimit të kësaj shoqate, e shkëputur nga Shoqata e Botuesve Shqiptare, ajo zhvillon aktivitetin e saj të parë në kuadër edhe të Ditës Ndërkombëtare të Librit, 23 prillin.

Që prej ditës së mërkurë e deri në datën 25, në shëtitoren pranë Lulishtes së Shkrimtarëve në Skelë, panairi do presë të ftuar shkrimtarë, poetë, akademikë e politikanë, ndërsa shkrimtarë që do të paraqesin botimet e tyre më të fundit janë Diana Çuli, Ardian Klosi, Piro Misha, Futura Açka, Eva Gavani, etj.

Panair i XII i Librit do të ketë të ftuar të veçantë shkrimtarin Fatos Kongoli, ndërsa do të ekspozojë një numër të madh krijuesish të njohur e të rinj, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Ky panair do të organizohet nga Shoqëria e Librit Shqip dhe Bashkia e Vlorës, mbështetur edhe nga Shoqata e Shkrimtarëve të Vlorës, e shoqata të tjera kulturore. Gjatë ditëve të panairit do të organizohen veprimtari të shumta si, takime me krijuesit, përurime botimesh të fundit të autorëve kryesisht vlonjatë, por edhe veprimtari qendrore të programuara nga organizatorët. Panairi do të jetë i hapur çdo ditë në datat 20 – 24 prill, nga ora 10.00 – 22.00.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›