Serbi, në Kuvend dialogu me Prishtinën
TIRANE- Kuvendi i Serbisë diskutoi dje për dialogun me Prishtinën.
Bisedimet me Prishtinën dhe marrëdhëniet me aleancat ushtarake kanë qenë tema të pyetjeve që ligjvënësit serbë u kanë drejtuar përfaqësuesve të qeverisë në Kuvendin e Serbisë.
Deputetët e opozitës kanë pohuar se negociatat me Prishtinën janë hap drejt njohjes së Kosovës.
Kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviç, është përballur me akuzat se me anë të bisedimeve, Beogradi u jep legjitimitet institucioneve të Kosovës.
Ai u tha deputetëve se nuk do të lejohet përdorimi i pasaportave kosovare e as targat me emblemën e Kosovës, por megjithatë pranoi se disa zgjidhje që priten në ditët e ardhshme, nuk do t'i pëlqejnë opozitës.
Stefanoviç tha se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, porse, sipas tij, kërkohen zgjidhje praktike për jetën e shqiptarëve dhe të serbëve, prej të cilëve, "90 për qind kanë dokumente kosovare".
(s.g/europaelire/balkanWeb)