E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, vijojnë hetimet për varret masive

Autoritetet meksikane njoftuan se një i dyshuar si anëtar i një karteli droge që vepron në veri të Meksikës, u rrëfye për krimet masive të kryera në zonën pranë kufirin me SHBA-në.

BBC thotë se autoritetet pritet të zbardhin dëshminë e plotë të të arrestuarit, por nuk bënë me dije identitetin e tij.

Mbi 200 kufoma janë gjetur në varre masive në veri të Meksikës. Nga hetimet e autoriteteve mësohet se një pjesë e mirë e personave që kanë humbur jetën, kanë qenë viktima të lojërave me “gladiatorë” që organizojnë kartelet e drogës me pengjet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›