E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia, merr sot presidencën gjashtë mujore të BE-së

Polonia sot merr zyrtarisht presidencën e Bashkimit Evropian. Vendi i madh ish-komunist, anëtar i BE-së, ka dëshirë të fuqizoj tregun e përbashkët duke thënë se kjo mbështet prosperitetin evropian.

Gjithashtu ka dëshirë që të shtyjë para zgjerimin e bllokut drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rindërtoj besimin në institucione. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, ka thënë se Polonia ka dëshirë “të rindërtoj besimin në projektet e përbashkëta”.

Ndaras nga finalizimi i anëtarësimit të Kroacisë, fillimin e bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Ukrainën, Varshava gjithashtu dëshiron të promovoj edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ushtarak brenda BE-së.

Zyrtarët kryesor të BE-së, Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompij, pritet të marrin pjesë në festimet që priten të mbahen për marrjen e presidencës gjashtë mujore nga ana e Polonisë.

Hungaria kishte presidencën gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit. Marrja e presidencës nga Polonia i parapriu vendimit të Kroacisë e cila përmbylli negociatat me BE-në, për t`u bërë anëtari i 28-të i unionit në korrik të vitit 2013.
"Shtetet anëtare vendosën që të mbyllin bisedimet për anëtarësim me Kroacinë, gjë kjo që lejon nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit në fund të vitit", thuhet në komunikatën e Komisionionit
Pas ratifikimit të procedurave nga të gjitha shtetet anëtare, anëtarësimi i Kroacisë pritet të bëhet më 1 korrik të 2013-tës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›