E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, nis samiti i presidentëve të Evropës Juglindore

Ka nisur sot në Beograd punimet samiti i nëntë i presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore. Samiti rajonal i UNESKO-s do mbahet me temën "Arti modern dhe pajtimi në Europën juglindore".
 

Në konferencë, ku e pranishme do të jetë dhe drejtoresha e UNESKO-s do të mbledhë sëbashku presidentët e shteteve të rajonit, por aty do të mungojë presidentja e kosovës Atifete Jahjaga.

Në samit janë të pranishëm presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, si mikpritës i takimit, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ai i Bullgarisë Georgi Parvanov, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, i Kroacisë Ivo Josipoviç, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, dhe anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës Bakir Izetbegoviç.
 

Samiti, i nëntë i këtij lloji, do të organizohet në qytetin e vjetër serb, Viminacium. Gjatë qëndrimit tre ditor në vendin fqinj, presidenti Topi do të takohet me homologun serb Tadiç ndërsa do të ketë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse.

Kreu i shtetit shqiptar do ti drejtohet samitit me një fjalim. Samiti do të mbyllë punimet më 3 shtator.
.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›