FSHF: Do të ndeshemi si të barabartë me Francën
Federata Shqiptare e Futbollit pak orë para ndeshjes së madhe Shqipëri-Francë deklaron se skuadra është e përgatitur për takimin, ndërsa shpreson për lojë të bukur dhe për rezultat pozitiv.
"Do të ndeshemi si të barabartë me Francën. Të gjithë shqiptarët të jenë me zemër të bashkuar për kombëtaren dhe kombin", thuhet në deklaratën e FSHF-së.
Më tej FSHF-ja thekson se trajneri Kuzhe dhe të përzgjedhurit e tij janë të përgatitur dhe të gatshëm që të ndeshen si të barabartë me më të mirët e Francës për ti dhënë kështu mijëra e mijëra shqiptarëve kënaqësi, optimizëm e krenari.
Ndërkohë një ditë më parë trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, theksoi se ekipi i tij do të ndeshet me një nga skuadrat më të mira në Europë, por deklaron se kjo nuk e ndalon atë dhe të gjithë skuadrën kuqezi të mendojnë për një rezultat pozitiv.