E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi protestohetkunder parades sehomoseksualeve

BEOGRAD- Mijera persona jane mbledhur te shtunen ne qender te Beogradit per te protestuar kunder mbajtjes se nje parade homoseksualesh ne kryeqytetin serb. Parada eshte e planifikuar per tu mbajtur te dielen.

Policia ka thene se deri ne 10 mije persona moren pjese ne protesten kunder parades. Ne Serbi homoseksualiteti ne mase te madhe merret si semundje derisa Kisha Otrodokse serbe ka folur kunder parades se homoseksualeve. Kisha serbe gjithashtu ka paralajmeruar per rrezikun e sulmeve ndaj pjesemarresve ne kete parade.

Te dielen pritet qe ne paraden e homoseksualeve te marrin pjese 1000 persona ndersa mijera police do te kujdesen per sigurine e tyre. E vetmja demonstrate e tille qe eshte mbajtur ndonjehere ne Serbi ka qene ajo e vitit 2001 ndersa ajo ishte nderpre nga dhuna. Vitin e kaluar planet per mbajtjen e nje parade te tille ishin hedhur poshte pas kercenimeve ekstremiste.
m.a/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›