E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe le spitalinne Tirane pas nente ditesh

TIRANE-Trajneri i kombetares shqiptare Josip Kuzhe ka lene spitalin per te shkuar ne shtepine e tij prane Liceut Artistik. Kroati ndodhej i shtruar prej 9 ditesh ne Spitalin Amerikan i goditur nga nje hemorragji e rende cerebrale.

Ai u permiresua se tepermi pas dy diteve te para por me pas semundja nisi te vepronte si normalisht duke i lene ato pasoja qe dihen. Kroati 58 vjecar mungoi ne takimin ndaj Bosnje-Hercegovines diten e premte por tashme pyetja qe shtrojne te gjithe eshte nese do te kthehet me apo jo te beje detyren e trajnerit.

Federata dhe bordi drejtues i saj pritet te kete nje mbledhje vetem pas ndeshjes me Bjellorusine per te vendosur por tashme gjasat jane qe te behet nje zgjidhje konsensuale e kontrates me teknikun. Nderkohe pas ndeshjes me Bjellorusine futbollistet e kombetares i kane cuar Kuzhese ne dhomen e tij ne spital nje fanele kuqezi me dedikim. Ajo eshte firmosur nga kapiteni Ervin Skela dhe i eshte derguar teknikut ne shenje falenderimi.
d.b/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›