Serbi sulmon policinë në Obiliq

Një qytetarë i nacionalitetit serb është arrestuar dje në mesditë në Obiliq, pasi që i njëjti ka sulmuar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët ishin në detyrë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta në rrugën "Hasan Prishtina", për motive ende të panjohura.
Për rastin është informuar prokurori publik i cili ka vendosur që serbi të dërgohet në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër.
Njësiti i hetimeve, ne kuadër të Stacionit Policor në Obiliq është duke u marrë me rastin./Indeksonline/