E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë burgoset për marrje ryshfeti

Policisë e Kosovë ka arrestuar një të punonjës në Shërbimin Sprovues të Kosovës, që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Deri të arresti ka ardhur, pasi zyrtari është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet në shumë prej 150 eurove nga një qytetarë për ti rregulluar një dokument.

Në konsultim me prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është hapur hetim për keqpërdorim të pozitës “marrje e ryshfetit”. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Ndryshe, Shërbimi Sprovues i Kosovës, përkatësisht Shërbimi për Ekzekutimin e Dënimeve Alternative dhe Riintegrimin Shoqëror të personave të dënuar, është përgjegjës për Ekzekutimin e dënimeve dhe masave alternative, mbikëqyrjen, risocializimin, riintegrimin dhe rehabilitimin e të gjithë personave që kanë kryer vepra penale të ndëshkueshme sipas ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›