E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Takimi Rama-Berisha vetëm për karrige

Kryetari i Aleancës “Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu bën thirrje që takimi midis kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës të jetë publik dhe trasparent. Kjo deklaratë e kreut të AK-së erdhi nga qyteti i Fierit ku ndër të tjera u shpreh se takimi midis Berishës dhe Ramës do të realizohet vetëm si rezultat i presionin të bërë prej ndërkombëtarëve.

“Ata kurrë nuk janë takuar për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata takohen vetëm për interesa personale. Për këtë arsye ne ju ftojmë të shikojmë për një zgjidhje tjetër. Nuk munden këta njerëz gjithmonë të drejtojnë shtetin shqiptar. Shqipëria ashtu sic do vend në rajon kërkon ndryshimin. Shqipëria ashtu sic do vend në rajon kërkon thyerjen e bipolarizimit. Nuk mund të ketë oligarki politike në Shqipëri dhe monopole. Nuk mudn te ketë njerëz që tremben nga populli, takohen larg syve të tyre”, theksoi Spahiu.

Mbrëmjen e sotme pritet që të realizohet takimi i kryetarëve të dy partive më të mëdha në vend të cilët do të diskutojnë për çështjen e presidentit.Ndërkohë që nesër është raundi i dytë i votimit të kandidatëve për presidentin e ri në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›