Përfundon pa marrëveshje takimi, vazhdojnë nesër

(E plotësuar) Para pak minutash ka përfunduar darka e punës në të cilën tavolinë janë ulur baronesha Kethrin Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daciq.
Pas përfundimit të këtij takimi nuk pati deklarata, por raportohet se Thaçi e Daçiq nuk arritën ndonjë marrëveshje për implementimin e ujdisë së 19 prillit të arritur nga të njëjtit akter.
Shefat e qeverive në Prishtinë e Beograd do të vazhdojnë takimin nesër në orën 11.
......................................
Ka filluar takim trepalësht Catherine Ashton – Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Takim po mbahet si darkë pune.
Ashton më parë ishte takuar me Daçiqin e pastaj me Thaçin. Tema e bisedimeve është zbatimi Marrëveshjes Kosovë – Serbi së arritur ë 19 prill.
------
Baroneshe Ashto ka përfunduar takimin me kryeministrin serb, Ivica Daçiq. Ajo tash ka hyrë në takim me kryeministrin Hashim Thaçi.
Ndërkohë, kryeministri Thaçi shpreson që takimi i sotëm të ketë rezultate.
Thaçi, para se të hynte në takim ka thënë se “Kryeministri i Serbisë dhe unë do te takohemi te baronesha Ashton për te biseduar për implementimin e marrëveshjes te cilën e kemi arritur. Shpresoj qe do te merremi vesh. Duhet te bisedohet për kohen dhe akteret qe do te marrin pjesë” ka thënë Thaçi.
..........................
Në Bruksel ka nisur takimi i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, dhe delegacionin e tij.
Takimi do të pasohet nga bisedime të ngjashme të baroneshës Ashton me delegacionin e Kosovës, i cili kryesohet nga kryeministri Hashim Thaçi.
Të gjitha këto i paraprijnë takimit trepalësh Thaçi-Ashton-Daçiq, në të cilin për sot është paraparë të diskutohet plani i zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.
Kjo ka qenë marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por zbatimi i saj ka ngecur. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin.
Në anën tjetër, zbatimi i saj është kyç, si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin, që të shënojnë përparime në procesin e integrimit evropian.
Para takimit të sotëm, kryeministri Thaçi është shprehur optimist për arritjen e pajtimit rreth planit të zbatimit.
.................................
Takimi i paralajmëruar mes Thaçit dhe Daçiqit ku do të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes pritet të fillojë sot rreth orës 16:00.
Baronesha Ashton, fillimisht pritet që të zhvillojë takimet ndaras me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, për të filluar më pas takimi i përbashkët.
Sipas të gjitha gjasave, ky raund nuk do të zgjatet edhe në ditët e ardhshme pasi që Ashton të mërkurën në mëngjes duhet të paraqesë një raport të detajuar për Sirinë në Këshillin Evropian.
Pak orë para nisjes së takimit zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq ka shprehur optimizmin e saj dhe të baroneshës Ashton se palët do të bien dakord për planin e zbatimit të marrëveshjes.
“Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton pret sot nga kryeministri Ivica Daçiq dhe kryeministri Hashim Thaçi që të bijnë dakord mbi hapat konkretë për zbatimin e marrëveshjes. Implementimi është absolutisht vendimtar”, tha Kocijançiq në prag të raundit të sotëm të dialogut.
Ajo shtoi se pasi Daçiq e Thaçi kanë nënshkruar marrëveshjen në prill, tani është e nevojshme për t’u miratuar plani i veprimit i cili do të përfshijë masa specifike për implementimin e saj.
“Ashton do të bëjë gjithçka që është e mundur për tu arritur kjo”, ka thënë Kocijançiq./Indeksonline/