Dy të arrestuar për vrasjen e 65 shqiptarëve në Lybeniq

Sot janë arrestuar një pjesëtar aktiv i xhandarmërisë serbe dhe një person tjetër, të cilët ngarkohen për krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare në fshatin Lybeniq në Kosovë gjatë prillit dhe majit të vitit 1999, njoftoi Prokuroria për krime lufte e Serbisë.
Të arrestuarit me inicialët K.V. dhe P.L. ngarkohen se bashkë edhe me tre të dyshuar të tjerë kanë kryer krime lufte mbi 65 civilë shqiptarë, si dhe për deportimet e para dhe transferimin e mbeturinave mortore të të vrarëve nga Lybeniqi, në varrezën masive në Batajnicë afër Beogradit, theksohet në kumtesë.
Prokuroria shton se dëshmitë në këtë lëndë midis tjerash i ka siguruar në bazë të dëshmisë së shumë dëshmitarëve, me të cilët ka lidhur marrëveshje për të dëshmuar, e të cilët kanë qenë pjesëmarrës direkt në ngjarjet e përmendura. Prokuroria nuk jep hollësi të tjera lidhur me të arrestuarit dhe lëndën në fjalë./Indeksonline/