E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia Kosova jashte pyetesorit te BE-se

Kosova nuk eshte perfshire ne pyetesorin qe komisioneri per Zgjerimin Shtefan Fyle i ka dorezuar sot Serbise e cila do te luftoje per te marre statusin e vendit kandidat per ne BE.

Megjithate zyrtari i larte evropian ka theksuar se progresi i Serbise drejt Unionit do te varet pikerisht nga qendrimi i saj ne raport me Kosoven.

Kosova nuk eshte perfshire ne pyetesor por ne te ekzistojne nje numer i madh pyetjesh qe kane te bejne me bashkepunimin mes Prishtines dhe Beogradit ka deklaruar Fyle.

Komisioneri ka shtuar se progresi i Serbise do te varet gjithashtu nga arrestimi i krimineleve te luftes qe kerkohen nga gjykata e Hages.

Prioritet mbetet arrestimi i Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic ka shtuar komisioneri per Zgjerimin.

Nderkohe kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se pyetesori me 1 mije pyetje do te plotesohet nga Serbia brenda janarit te vitit te ardhshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›