Shkoder proteste per permbytjet

Ata qe merren me biznesin e rritjes se bimeve dekorative por edhe rritesit e peshkut pas demtimeve nuk jane demshperblyer.
Protestuesit jane nga fshatrat Darragjat Shirgj Obot Samrish dhe Pentarit. Jemi demtuar shume rende dhe skemi marre asnje ndihme shprehet nje prej tyre.
Na jane permbytur rezervuaret e peshkut. Ka ardhur komisioni nga ministria ka bere vleresimet dhe skane kthyer pergjigje thote nje tjeter.
Nga prefektura e Shkodres pergjigjia per protestuesit ka qene se ata nuk u demshperblyen sepse nuk ishin te licensuar. Jane 160 familje qe sigurojne jetesen me rritjen e bimeve dekorative.
Nderkohe pas Obotit radhen per tu permbytur e ka pasur zona e Dajcit. Ne kete komune raportohet prezence uji ne Daragjat dhe Shirgj nderkohe qe rruga nacionale qe lidh kete komune me pjesen tjeter te vendit per makinat e vogla eshte thuajse e pakalueshme pasi uji ka arritur deri ne 40 cm.
Ne Shkoder eshte mbledhur shtabi i emergjencave ku eshte folur per perballimin e situates me te fundit.
Mesazhi eshte ky qe ne nuk jemi ne nje situate emergjente por brenda kufijve te normales. Ndryshimi i klimes ka sjelle prekjen e zonave te tjera nga permbytjet dhe jo zonat tradicionale ka deklaruar drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli.