Tritol makines se biznesmenit 12 te shoqeruar
Rreth 12 eshte numri i personave te shoqeruar dhe marre ne pyetje nga Policia e Vlores pas vendosjes se tritolit ne makinen e biznesmenit Eduard ela. Pista kryesore ku po hetohet eshte konkurenca. Te shoqeruarit jane te gjithe persona qe kane dijeni per ngjarjen perfshire dhe fqinjet e biznesmenit.
Ky eshte rasti i peste i vendosjes se tritolit ne Vlore kohet e fundit prej te cileve asnje nuk eshte zbradhur.
Mbremjen e djeshme nje shperthim i fuqishem ka tronditur zonen e Skeles. Objektivi ka qene nje automjet tip benz i cili ndodhej i parkuar ne nje rrethim privat. Mjeti me targa TR 8891 M ne pronesi te Eduard ela i njohur si ndertues ne qytetin e Vlores. Sasia e tritolit mendohet te kete qene rreth 200g ishte e vendosur ne pjesen e perparme te automjetit. Si pasoje e shperthimit eshte shkaterruar plotesisht pjesa e perparme e mjetit si dhe demtuar pjesa tjeter.