E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, minimumi

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq deklaroi sot se organizimi i zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë është minimumi për të dëgjuar zërin e serbëve që jetojnë atje.

“Qeveria e Serbisë është në procedurë të bisedimeve me UNMIK-un se a do të organizohen dhe cilat zgjedhje do të organizohen në Kosovë. Ne ende nuk kemi përjigjer definitive, veçmas jo në lidhje me zgjedhjet parlamentare”, tha kryeparlamentarja serbe në Novi Sad, transmeton Koha.

Ajo shtoi se për një marrëveshje të tillë me UNMIK-un e obligon edhe rezoluta 1244 e KS të OKB.

“Mendoj se zgjedhjet parlamentare janë njëfarë minimumi që si shtet do të duhej ta kemi, që të dëgjohet zëri i serbëve atje ku janë”, deklaroi ajo, për të shtuar se në qoftë se ka farë problemesh dhe nëse vlerësohet se ekziston rreziku rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale , atëherë zgjedhjet parlamentare do të ishin njëfarë minimumi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›