Beogradi injoron serbët që mblodhën nënshkrime për zgjedhje në Kosovë

Përfaqësuesit e “Shoqatës së Kosovës dhe Metohisë” kanë dorëzuar sot në Kuvendin e Serbisë peticionin me të cilin kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe republikane në Kosovë, raportojnë mediat serbe.
Para ndërtesës së parlamentit janë tubuar rreth 70 njerëz që kanë dorëzuar peticionin. Përfaqësuesit Shoqatës askush nuk i ka pranuar në parlament. Radojko Duniq nga Shoqata për Kosovë ka deklaruar se ajo kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve është mbështetur nga 75.000 qytetarë që kanë nënshkruar peticionin .
Sipas fjalëve të tij, peticioni është nënshkruar në Kosovë dhe Serbinë qendrore.