Serbia do të shkurtojë 14 mijë vende pune
Ky vendim merret nga Beogradi në kuadër të përmbushjes së kushteve të vëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për uljen e deficitit buxhetor. FMN e sheh uljen e deficitit buxhetor si mënyrën e vetme që Serbia të përfitojë pjesën e dytë të kredisë së ndarë nga ky institucion.