E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat e mëdha i kërkojnë G20-s mbështetje për ekonominë

Bankat e mëdha nga më shumë se 70 vende, të mbledhura pranë Institutit të Financave Ndërkombëtare (IIF) theksuan sot se urojnë që vendet e pasura dhe ato në zhvillim të G20-s, të japin mbështetjen e tyre për ekonominë që mbetet e brishtë.
"Presidenti i IIF-së, Charles Dallara, uron të marrë të dhëna për një rinisje të flukseve të kredive bankare dhe tregjeve të punës.
Ai e cilësoi si thelbësore, në të njëjtën kohë, formulimin e strategjive të besueshme për tu kthyer drejt një politike monetare më pak akomoduese dhe për tu dhënë fund programeve që mbështesin likuiditetet që kanë pushtuar bankat qendrore në injektimin e monedhës në sistemin ekonomik.
Dallara i kërkoi gjithashtu G20-s për të diskutuar mbi reduktimin e deficitit publik dhe kthimin sa më shpejt nga institucionet private financiare të kapitale që kanë përfituar nga pjesa e shteteve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›