Serbia drejt BE-se

Serbia mund të fitojë statusin e kandidatit deri në fund të vitit. Kështu të paktën është dhënë shpresë pas një takimi të shefit të diplomacisë serbe Vuk Jeremiç me homologun italian, Franko Fratini.
Ministri italian e ka vizituar Beogradin dhe ka deklaruar se Serbia ka një potencial të mirë për të ecur drejt integrimit. Në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe në marrëdhëniet dhe bisedimet me Kosovën.
Ndërkaq është përmendur edhe raporti i Dik Martit lidhur me tregtinë e organeve dhe hetimet e nevojshme.
Fratini ka deklaruar se është interes strategjik për Bashkimin Evropian që pas Kroacisë edhe Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit t’i bashkohen Unionit.
Ndërkaq Jeremiç ka vlerësuar mbështetjen e Italisë. Fratini gjatë vizitës së tij do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë serbë dhe me presidentin Boris Tadiç.
Ndërkaq Italia dhe Serbia do të kenë edhe një samit të përbashkët muajt e ardhshëm.