E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend Brace Berisha po monopolizon tregun

Nenkryetari i grupit parlamentar te PS Erjon Brace ka akuzuar qeverine se po rrenon sektoret me jetike te vendit duke investuar per ta shifra qesharake.

Arsimi eshte ne gjendje mizerabel qeveria shpenzon vetem 3.3 leke. Shendetesia po ashtu. Per tregtine harxhohen vetem 0.6 leke per sigurine vetem 1.3 leke per mjedisin 0.1 leke. Kryeministri ka paguar vetem 1.4 leke per cdo 100 leke te GDP-se ka deklaruar Brace.

Duke i cilesuar deklaratat e kryeministrit Berisha mbi ekonomine si demagogji Brace ka kerkuar largimin e tij.

Ky nuk eshte bollek por vetem shperndarje mjerimi. Ajo qe quhet Sali bolleku perjetohet vetem me mjerim ne familjet shqiptare. Zoti kryeminister largohu nga ekonomia pasi po e mbyt ate ka pohuar Brace.

Me tej Brace e ka akuzuar Berishen se po favorizon bizneset e njerezve te afert te tij duke krijuar monopole te medha ne treg.

Zoti kryeminister ti po favorizon vetem njerezit rreth teje. Telefonine e levizshme transportin punet publike dhe miellin ti po e ndan me klientet e tu. Te njejten gje po ben me biznesin e reklamave dhe me tregun e kafese. Te gjitha lokalet e Tiranes Durresit e Vlores perdorin kafene e tij qe u jepet me dhune tregtareve vetem e vetem qe ajo te hyje ne treg ka shtuar Brace.

Pas tij fjalen e ka marre kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili ka njoftuar largimin e deputeteve te PS nga seanca per shkak te mungeses se theksuar te deputeteve te mazhorances.

Ne Kuvend nuk eshte as nje e treta e mazhorances. Deputetet e atyre karrikeve kane ikur ne drejtim te paditur. Me vjen keq per zgjedhesit e tyre. Ju nuk i meritoni keto karrike. Zoti drejtues i seances ne smund tju ndjekim me perderisa nuk ju ndjekin te zgjedhurit eshte shprehur Ruci.

Por ne shkembim ai ka marre nje pergjigje ironike nga drejtuesi i seances i cili tha Zoti Ruci ju keni 7 muaj qe shkoni ne drejtim te paditur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›