Ultrasit serbe nje jete midis dhunes dhe politikes
Incidenti i Xhenovas nuk eshte i pari i organizuar nga tifozet e Republikes se ish-Jugosllavise. Ultrasit serbe shpeshhere kane dhene shfaqje dhune qe ne disa raste kane pasur fund tragjik. Para se te godisnin Xhenovan ata shkaktuan crregullime edhe gjate parades se homoseksualeve ne Beograd
Tifozet kundershtare kane perfunduar te plagosur apo edhe te vdekur ne spital. Policet dhe gazetaret shpeshhere jane keqtrajtuar dhe kercenuar nderkohe qe incidente kane krijuar si jashte ashtu edhe brenda vendit. Behet fjale per ultrasit serbe te cilet kane nje CV te tmerrshme. Incidentet e krijuara ne Xhenova me rastin e takimit Itali-Serbi nuk jane te parat te organizuara nga ultrasit e Republikes se ish-Jugosllavise. Por ndryshe nga me pare pasojat per kombetaren nga Beogradi do te jene te renda duke qene se ne tetor te 2009-s FIFA paralajmeroi Serbine qe te merrte masa ndaj grupeve radikale qe frekuentojne stadiumet.
Dy te vdekur ne 2009-n
Ne Serbi dy skuadrat qe kane tifozerine me te ashper dhe me te madhe ne numer ndodhen ne kryeqytet. Ato jane Partizani i Beogradit dhe Ylli i Kuq i Beogradit. Nderkohe qe edhe ekipet me te vogla nuk eshte se u lene gje mangut pasi kane mbledhur prane vetes grupe te ndryshme ultrasish. Per te parandaluar situatat e pakendshme ne stadiume prokurori i Pergjithshem serb Slobodan Radovanovic i kerkoi Gjykates Kushtetuese te Beogradit qe te ndaloje 14 grupe tifozesh ekstremiste qe kane krijuar jo pak crregullime ne ndeshje kombetare dhe nderkombetare. Vetem ne dy vitet e fundit ultrasit serbe kane plagosur dhe kane vrare nje numer te konsiderueshem njerezish. Keshtu vjet pas 12 ditesh ne koma u nda nga jeta nje tifoz i skuadres franceze te Tuluzes. Behet fjale per 28-vjecarin Brice Taton. Ky i fundit me 17 shtator u godit me thike nga nje tifoz i Partizanit te Beogradit ne kryeqytetin serb para takimit Tuluze-Partizan i vlefshem per Ligen e Evropes. Nderkohe qe nje tjeter viktime u regjistrua ne radhet e tifozerise se skuadres serbe Vozdovac. Djaloshi u godit per vdekja nga nje tifoz i ekipit te Raditporit ne 2009-n. Ne rastin e dyte vrasesi u denua me plot 30 vjet heqje lirie. Pas ketyre dy rasteve ishte edhe nje i trete qe habiti tere boten nje tifoz i Yllit te Kuq te Beogradit u godit me arme zjarri brenda ne stadium teksa skuadra e zemres luante gjysmefinalen e Kupes se Serbise ndaj OFK-se.
100 te plagosur ne paraden e homoseksualeve
Shpeshhere dhuna e ultrasve vjen nga politika duke qene se nje pjese e mire e huliganeve u perkasin partive ultranacionaliste. Te dielen e kaluar ne Beograd pjesemarresit e nje parade te homoseksualeve u sulmuan rende nga nje grup ekstremistesh. Si pasoje mbeten te plagosur plot 100 persona. Edhe ne kete rast autoritetet lokale pohuan se iniciatore te ketij sulmi ishin huligane stadiumesh.
Cudia
Midis ketyre episodeve nje tjeter paksa me i lehte u pa vjet ne dhjetor te 2009-s. Ne ate kohe Presidenti i Serbise Boris Tadic mori nje gjobe prej 400 euro nga nje gjykate e Beogradit pasi kishte festuar me shampanje ne ambientet e nje stadiumi kualifikimin e Serbise ne Boterorin e Afrikes se Jugut. Gjykata mori kete vendim duke qene se Tadic kishte thyer nje rregull mjaft te rendesishem ligji ne Serbi nuk lejon askend qe te konsumoje alkool ne stadiume apo ne ambientet qe ndodhen deri ne 1 kilometer larg ketyre impianteve.