Serbia e zhgenjyer dhe e hidheruar me vendimin e BE-se

Serbia eshte e deshperuar dhe e zemeruar. Keto jane emocionet e deritanishme qe verehen ne skenen politike pas vendimit te Keshilit te Evropes qe Serbise te mos i jepet statusi i kandidatit per anetaresim ne BE. Ne media kane vershur reagimet emocionale ku politikanet po perpiqen te bindin popullin serb se ky nuk eshte ndonje vendim teper i keq i Brukselit. Megjithese disa prej reagimeve jane teper emocionale ne te shumten e rasteve thuhet se ky nuk eshte fundi i perpjekjeve te Serbise per tu anetaresuar ne BE.
Te njejtat probleme do te jene edhe ne mars te vitit te ardhshem
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisioneri i zgjerimit Stefan Sle dhe kryeministri i Serbise Mirko Cvetkovic
Qeveria po perpiqet tani te zvogloje demin politik nga ky vendim thote per Deutsche Wellen Vladan Marjanoviq kryeredaktor i revistes politike VIP. Por vendimi per Serbine eshte pasoje edhe e mosmarreveshjeve brenda vete BE-se. Nga ana tjeter shtrohet pyetja se cfare do te ndryshoje deri ne mars te vitit te ardhshem dhe a do te permiresohen raportet me Prishtinen brenda nje kohe kaq te shkurter
Kur shikon kushtet qe jane paraqitur nuk mendoj se do te plotesohen shume shpejt. Angela Merkel ka kerkuar prej Beogradit shperberjen e institucioneve te Serbise ne veri te Kosoves. Une nuk shoh ndonje rruge se si kjo qeveri do te realizoje kete kerkese. Ne kete menyre Serbia do tia merrte vetes sovranitetin qe ka ne kete pjese te Kosoves. Mendoj se ne shkurt apo ne mars do te kemi nje situate te ngjashme me ate qe kemi tani dhe problemet per Serbine do te jene te njejta pohon Marjanoviq.
Cilat kushte mund te plotesohen
Serbia deri ne mars duhet te perqendrohet ne realizimin e te gjitha gjerave te mundshme pohon Jelena Miliq drejtore e Qendres per Studime Euroatlantike ne Beograd. Ajo duhet te nderprene kritikat e ashpra ne radhe te pare ndaj Gjermanise dhe te nderpreje perpjekjet per te justifikuar veten para opinionit.
Mendoj se kjo fushate duhet te ndalet sa me pare. Vala e kritikave ndaj Gjermanise duhet te ndalet dhe duhet te fokusohemi tek realizimi i interesave te Serbise dhe implementimi i marreveshjeve te arritura ne dialog. Do te ishte budallallek i madh nese perpiqemi te getoizojme institucionet e Kosoves te cilet i kemi njohur edhe vete duke u futur ne dialog teknik me to pohon Miliq.
Raportet gjermano - serbe nuk jane ngarkuar
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Angela Merkel gjate vizites ne Beograd
Vladan Marjanoviq mendon se qendrimet e tanishme kunder Gjermanise jane te ngjashme me qendrimet e para disa muajve kunder Holandes per shkak te mungeses se bashkepunimit me Tribunalin e Hages. Qendrimet e ketilla nuk jane te parpritura sepse Gjermania kete vere ka paraqitur kerkesa shume te qarta ndaj Beogradit thote ai.
Marjanoviq megjithate nuk e beson se do te kete pasoja konkrete te renda ne raportet mes Berlinit dhe Beogradit. Sa i perket aspektit ekonomik Gjermania eshte nje partner shume i rendesishem per Serbine. Prandaj eshte pak e besueshme qe Gjermania te rishikoje investimet e saj ne Serbi per shkak te mosmarreveshjeve te fundit politike.
Topi ne fushen e Partise Demokratike te presidentit Tadiq
Tani Beogradi me konkretisht Partia Demokratike e ka rradhen te veproje thote Jelena Miliq. Plani i Ahtisaarit respektivisht propozimet e ministrit te Jashtem suedez Carl Bildt jane maksimumi qe Serbia mund te perfitoje ne veri te Kosoves.
Mendoj se nuk ka hapesire qe serbet ne veri te behen partner i trete. Beogradi dhe Prishtina jane ato te cilat mund te arrijne marreveshje me bashkesine nderkombetare. Keto jane oferta te cilat mund te deshtojne ne qofte se tregohemi teper kokeforte dhe nacionaliste pohon Miliq.
Autor Ivica Petrovic/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica