Serbia ekstradon në Hagë Ratko Mlladiçin

Lajmi u bë i ditur pak më parë nga ministrja serbe e Drejtësisë, Snjezhana Maloviç, e cila theksoi se ky veprim u ndërmor pasi Gjykata Serbe për krime lufte refuzoi apelimin e Mlladiçit.
Avokatët e gjeneral Mlladiçit dorëzuan apelimin të hënën, duke theksuar se ish shefi ushtarak i serbëve të Bosnjës ka nevojë për trajtim mjekësor dhe se është shumë i sëmurë për tu përballur me akuzat në Gjykatën e Hagës.
Mjekët që ekzaminuan Mlladiçin të premten theksuan se ai ishte në gjendje të ekstradohej.
Gjeneral Mlladiç akuzohet për krime kundër njerëzimit të konsumuara gjatë luftës së Bosnjës, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës (mbi 7500-8300 burra myslimanë të vrarë), masakra më e rëndë pas Luftës II Botërore./Start/F. Prroni/
2011-05-31 17:41