E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stevanoviç: Dialogu do të vazhdojë në mes të korrikut

Shefi i ekipit serb të etapës së re të dialogut me Kosovën, Borislav Stefanoviç, tha dje se takimi i ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet në mes të korrikut. Ai pohoi se para gushtit duhet të mbyllet kapitulli i lirisë së lëvizjes, telekomunikacionit, energjisë elektrike, librave amëz dhe kadastrës. Stefanoviç shtoi se për formën e pjesëmarrjes së Kosovës në takimet dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare nuk do të diskutohet. Kryenegociatori serb nuk harroi të thotë se për Serbinë formula e vetme e pranueshme është ajo e Rezolutës 1244, ku përfaqësuesit e Prishtinës identifikohen me stemën UNMIK-Kosovo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›