Ish-presidenti portugez: Merkel “varrmihëse” e BE-së

Por, kritikave të tij nuk i ka shpëtuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, që sipas tij, mund të shndërrohet në “varrmihësen e BE-së”.
Mario Soares lëshoi sot kritika të ashpra ndaj politikanëve që nuk janë në lartësinë e detyrës për të diskutuar për temat që janë të rëndësishme për Portugalinë, gjatë fushatës zgjedhore. “Mendoj se gjithçka do të jetë krejt ndryshe në periudhën pas-zgjedhore, keq e më keq. Për këtë arsye druaj se askush nuk e ka vrarë mendjen se mundet që “fituesi i zgjedhjeve të kthehet në humbës për një periudhë afatshkurtër apo afatmesme””, ka thënë ai për mediat vendase.
Përveç politikanëve portugezë dhe sjelljes së tyre në fushatë zgjedhore, ish-kreu i shtetit portugez ka shigjetuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel që ka dhënë kontributin e saj në pasivitetin e hapësirës evropiane. “Me pragmatizmin e saj, pa ideologji dhe pa vlera, ka përgjegjësi të mëdha për diskreditimin e BE-së”, shprehet ai. Mario Soarez thotë se kjo hapësirë evropiane duhet ndryshuar, në të kundërt, Angela Merkel do të njihet në histori si “varrmihësja e Bashkimit Evropian”, transmeton e përditshmja portugeze “Diario de Noticias”. /Start/
2011-06-01 08:48