E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia jo në BE, pa zgjidhur çështjen me Kosovën

Ambasadori në largim i Suedisë në Serbi, Krister Bringeus, deklaroi mbrëmë në Beograd se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian, derisa nuk i zgjidh problemet me Kosovën.

“Më lejoni që të jem shumë, shumë i qartë, nëse Serbia nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, Serbia nuk do të bëhet anëtarë e BE-së. Dhe ky nuk është kusht i ri. Ky është fakt, fakt i thjeshtë. Dhe kjo është këshillë që dëshiroj të transmetoj”, tha ambasadori suedez për TV Avala.

Bringeus tha se pasardhësit të tij do t'i thotë se duhet shtrënguar Serbinë që të kryejë reformat ekonomike dhe politike për t'u bërë anëtare e BE-së, meqë, siç tha ai ”të bëhesh anëtar i BE-së, nuk është ‘vozitje e lir뒔.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›