Serbia ka hequr dorë për të mbajtur Kosovën brenda saj
.jpg)
Është çështje kohe kur Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Kështu thotë James Ker-Lindsay, hulumtues i çështjeve politike për Evropën juglindore në Shkollën Londineze të Shkencave Politike dhe Ekonomisë.
Sipas tij ndonëse udhëheqësit e qeverisë serbe thonë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës megjithatë ata sillen dhe veprojnë ashtu sikur me një shtet të pavarur.
James Ker-Lindsay një ekspert britanik i çështjeve politike mendon se ajo çka ka mbetur janë vetëm deklaratat e liderëve serbë se nuk e njohin Kosovën.
Në fakt, sipas tij të gjithë po sillen ndryshe, si me një shtet sovran, por të armiqësuar. Mediat serbe citojnë Lindez të ketë thënë se Beogradi e Prishtina tashmë janë marrë vesh për të gjitha çështjet dhe Serbia me 2 prill do të pranojë marrëveshjen e ofruar për veriun. Kjo marrëveshje bazohen në idenë për kufijtë e pandashëm të Kosovës dhe për një lloj bashkësisë të komunave serbe.
Ky ekspert njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan vlerëson se përkundër dallimeve në deklarata, mund të pritet që brenda pak ditësh të dyja palët të shpallin arritjen e marrëveshjes për veriun.
Në këndvështrimin e James Ker-Lindsay, Serbia duket qartë që ka hequr dorë nga përpjekja për të mbajtur Kosovën brenda saj. Ndërsa tani synim kryesor ka arritjen e marrëveshjeve me të cilat do të mundësohen kushte më të mira për jetë për serbët që jetojnë në Kosovë.
Ai ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia aktualisht nuk është e aq e rëndësishme, sa normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Ky Normalizimi i marrëdhënieve, sipas tij në fakt është një shans për Serbinë të ballafaqohet me realitetin e Kosovës së pavarur.
James Ker-Lindsay ka thënë se problemi kryesor është frika e pabazuar e Prishtinës se mos Bashkimi Evropian do t’i jep asociacionit të komunave kompetenca ekzekutive sipas modelit të Republikës serbe të Bosnjës e cila do të ishte një recetë për shkatërruese./Indeksonline/