E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mirënjohje NATO-s për rolin vendimtar në lirinë e Kosovës

Kryeministri Sali Berisha i shpreh mirënjohje të thellë NATO-s për rolin vendimtar në lirinë e shqiptarëve në Kosovë.

“Më 24 mars të vitit 1999, Aleanca e Atlantikut të Veriut, nën udhëheqjen e Presidentit Klinton, nisi ofensivën e saj ajrore më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë kundër makinerisë ushtarake të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës që përjetonin terrorin më të egër, gjenocidin dhe spastrimin etnik nga falangat e Beogradit”, thuhet në deklaratën e shefit të qeverisë.

Ai thekson se ofensiva fitimtare e NATO-s dhe lufta heroike e UÇK-së solli çlirimin e Kosovës dhe më pas pavarësinë e saj.

Kryeministri Berisha shprehet se "sot është rasti që ne shqiptarët t’i shprehim edhe një herë mirënjohjen tonë më të thellë NATO-s, vendeve anëtare të saj, Presidentit të SHBA-ve, për rolin e tyre vendimtar në lirinë e shqiptarëve.Shqipëria nderon këtë ditë si vend anëtar i NATO-s"./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›