E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Jam i gatshëm të ulem në tryezë me Ramën

Duket se kryeministri Berisha ka qenë më i qartë kësaj here, kur ka theksuar se priste ftesën e presidentit Bamir Topi për t’u ulur në tavolinën e dialogut. “Unë i bëj thirrje kreut të opozitës, zt. Rama që të ulemi në tryezë për të shqyrtuar rezolutën e Komisionit Evropian”, nënvizoi Berisha gjatë një përurimi ku ishte i pranishëm edhe Norbert Lammert , kreu i Bundestagut gjerman, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë. “Që prej ditës së sotme jam i gatshëm të ulem në bisedime, por duhet garanci nga ana e opozitës për tryezën”, tha më tej Berisha, për të shtuar se “nuk e ftoj unë presidentin për tryezën”.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›