E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Presidenti të luaj rol për zgjidhjen e krizës

Ai u shpreh se PBDNJ shpreson dhe do të kontribuojë nga pozitat e veta për një dialog esencial për zgjidhjen e krizës politike, i cili nuk ka për bazë interesin e vetëm një force politike, por synon do të garantojë zgjidhjen e problemit kronik të zgjedhjeve politike në vend. “PBDNJ do të jetë në vijën e parë për arritjen e këtij kompromisi historik që do t’i hapë rrugë proceseve historike, për të investuar aty ku duhet, në proceset integruese të vendit”, tha kreu i partisë së minoritetet grek në vendin tonë.  I pyetur mbi rrëzimin nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë për përcaktimin e kufijve detarë mes dy vendeve, Dule u shpreh se “ne e konsiderojmë një autogol”.“Është një precedent që nuk ishte i nevojshëm pasi ne jemi për një Shqipëri të hapur, me besim në kapacitetet e veta negociuese, një Shqipëri që e ndjen veten partnere të barabartë në NATO, dhe një Shqipëri që pritet të bëhet partnere e BE-së”, përfundoi ai.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›