E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kundër kushtëzimeve për zbatimin e marrëveshjes

Ekipi i Serbisë për hartimin e planit për implementim të marrëveshjes së Brukselit sot pritet të mbajë mbledhjen e tij të parë. Para mbajtjes së kësaj mbledhje, siç njoftojnë mediat në Beograd, është arritur dakordësia e plotë se Serbia nuk do të pranojë më asnjë kusht ose presion për zbatimin e marrëveshjes.

Qeveria e Serbisë mori dje vendimin për formimin e ekipit për hartimin Planit për implementim të të Marrëveshjes së Parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve BeogradPrishtinë.

Udhëheqës të ekipit janë këshilltari i kryetarit serb Marko Djuric, sekretari i Qeverisë serbe Velko Odalovic dhe drejtori i sekretariatit juridik Dejan Djurgjevic.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur më 19 prill marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›