E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia liron policet e Kosoves te arrestuar te shtunen

Autoritetet serbe liruan sot dy pjesetaret e policise se Kosoves te arrestuar te shtunen ne zonen kufitare ndermjet dy vendeve. Policet e arrestuar i jane dorezuar misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit.

Te shtunen me 31 mars autoritetet serbe thane se kane arrestuar dy pjesetare te policise se Kosoves Shukri Binakun dhe Sami Beqirin ne brendi te territorit te Serbise. Sipas zyrtareve serbe ata kishin arme dhe pajisje qe paraqesin shkelje te shkelje te marreveshjes ushtarako-teknike te nenshkruar ne Kumanove me 1999 duke ju referuar marreveshjes se 9 qershorit te atij viti te nenshtruar ndermjet autoriteteve te Beogradit dhe NATO-s me te cilen iu dha fund luftes ne Kosove.

Nderkaq ne Prishtine Ministria e Puneve te Brendshme akuzoi autoritetet serbe per rrembimin e dy pjesetareve te policise te cilet po patrullonin ne vijen kufitare e cila edhe 13 vjet pas luftes mbetet e pashenuar.

Incidenti u denua ne shkalle te gjere ne Kosove. Institucionet dhe partite politike thane se ky eshte sulm mbi integritetin institucional e tokesore te Kosoves dhe ne kundershtim me vlerat evropiane te fqinjesise se mire.

Nje pjese e partive politike kritikuan edhe qeverine e Kosoves per perfshirje ne bisedime me Serbine e cila sic thuhet nuk ka hequr dore nga pretendimet e saj edhe territoriale ndaj Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›