E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia marrëveshje për shitje armësh me Irakun

Serbia ka nënshkruar një kontratë 100 millionë dollarëshe me Irakun për furnizim me armë, marrëveshje eksporti kjo, që, sipas gazetës "Blic" të Beogradit, është më e madhja në këtë vit.
"Kontrata do të përfshijë të gjashtë fabrikat e industrisë ushtarake të Serbisë dhe do të punësojë rreth 6 mijë njerëz", është cituar të ketë thënë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar mediat serbe, thotë se kontrata është nëshkruar të enjten.Detajet e saj nuk janë bërë të ditura.
Shutanovaç ka vizituar Bagdadin në fillim të gushtit për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›