Serbia ndërton ujësjellës me vlerë 10 milionë euro në veri të Kosovës

Në Zubin Potok është nënshkruar marrëveshja për realizimin e projektit të ndërtimit të ujësjellësit rajonal për tri komunat në veri të Kosovës.
Marrëveshjen, pos drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, e kanë nëshkruar edhe kryetarët e komunave (ilegale) të Zubin Potokut, Zveçanit e të Mitrovicës Slavisha Ristiq, Dragisha Miloviq dhe Dragisha Vlashkoviq si dhe përfaqësuesi i kompanisë “Jedinstvo” AD nga z Sevojna.
Vlera e projektit është mbi 10 milionë euro ose në dinarë serbë 1.168.145.000, ndërsa afati i kryerjes së tij është 18 muaj pas fillimit të punimeve në gjysmën e gushtit të sivjetmë,.
Vulin, siç njofton B92, ka shfaqur shpresën se kjo verë do të jetë e fundit me cisterna uji në Mitrovicë e në Zveçan.
“Kjo dëshmon se kur jemi unikë dhe kur punojmë mund të bëjmë çdo gjë. Këto tri komuna dhe shteti i tyre ia kanë dalë ta shpien në fund fillimin e këtij projekti dhe tani mund të themi se fëmijët tanë në Zubinom Potok, Zveçan e Mitrovicë do të pinë ujë cilësor sikur në Novi Sad, Beograd ose në Kralevë”, ka thënë Vulin./Indeksonline/