E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: Komuna po e mbështet zhvillimin e bujqësisë në Prishtinë

Kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa deklaroi të mërkurën se komuna përmes subvencioneve ka nxitur dhe stimuluar mbjelljen e drithërave të bardha në Prishtinë. “Komuna e ka mbështetur këtë sektor të bujqësisë. Kemi dhënë subvencione në shumë prej 100 mijë euro për të mbjellurat”, tha kryetari Mustafa.

Kryetari Mustafa tha kështu në fshatin Besi, ku nga afer përcolli fushatën e korrje shirjeve që ka filluar që disa ditë në Komunën e Prishtinës.

“Ne, në mënyrë simbolike e shënuam fillimin e korrjeve dhe shirjeve në Komunën e Prishtinës. Në Komunën e Prishtinës kemi mbi 1600 hektar të mbjellura me drithëra të bardha, nga të cilat 1030 hektar janë të mbjellura me grurë. Kemi të dhëna se kemi rezultate të mira në këtë fushë, të cilat sillen nga 4500 deri në 5000 kg për hektar”, tha kryetari Mustafa.

Këtë gjë tha kryetari Mustafa planifikojmë që të rrisim në vitet në vijim, në mënyrë që t’i stimulojmë prodhuesit bujqësorë dhe t’i ulim shpenzimet e tyre. “Shpenzimet në bujqësi janë mjaftë të larta prandaj konsiderojmë se ka nevojë që një pjesë e këtyre shpenzimeve të subvencionohen nga shteti”, tha kryetari Mustafa. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›