E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia në BE, pas KosovësNga TelegrafiRaportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka deklaruar se nëse Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën, atëherë ajo duhet të presë derisa Kosova të bëhet pjesë e BE-së. Kacin, në një interv

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Serbia në BE, pas KosovësNga TelegrafiRaportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka deklaruar se nëse Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën, atëherë ajo duhet të presë derisa Kosova të bëhet pjesë e BE-së.
Kacin, në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia duhet ta plotësojë për t’u bërë anëtare e BE-së. Megjithatë, ai ka shtuar se thelbi i çështjes është - nëse Serbia dëshiron apo nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën.
Nëse Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE pa Kosovën, atëherë - sipas Kacinit - ajo duhet të presë që Kosova të bëhet pjesë e BE-së. “Kjo do të thotë se Serbia do të jetë shteti i fundit i rajonit që do të bëhet pjesë e BE-së. Pasi momentalisht, Kosova është larg madje edhe nga liberalizimi i vizave, e lëre më nga anëtarësimi në BE”, ka thënë Kacin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›