Verdikti popullor do largojë punistët nga majat e pushtetit gjyqësorNga Mesila DodaKryetari i opozitës Edi Rama sot shqiptoi një akuzë të paprecendent në historinë e politikës moderne shqiptare. Ai sot akuzoi gjithë pushtetin gjyqësor shqiptar, gjyka
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Verdikti popullor do largojë punistët nga majat e pushtetit gjyqësorNga Mesila DodaKryetari i opozitës Edi Rama sot shqiptoi një akuzë të paprecendent në historinë e politikës moderne shqiptare. Ai sot akuzoi gjithë pushtetin gjyqësor shqiptar, gjykatat e prokurorinë si të korruptuar dhe nga kjo damkë hoqi veçmas trupën e gjykatës Kushtetuese. Kësisoj, ai rikonfirmoi dhe njëherë bashkpunimin e hershëm të tij dhe familjes së tij me shume prej eksponentëve të kësaj trupe gjykuese. Duhet t’ju rikujtojmë se dënimi me varje i Havzi Nelës bart mbi vete firmën e eksponentëve të gjykatës Kushteutese por edhe firmën e Kristaq Ramës, babait të kryetarit të opozitës Edi Ramës. Ky bashkëpunim kriminal i gjeneratave të dikurshme në dënimin e dhjetra intelektualëve shqiptarë, sot është rikthyer para syve të gjithë shqiptarëve. Pinjollët e ekzekutuesve sot guxojnë të akuzojnë e të ndotin gjithë pushtetin e tretë, pushtetin e gjyqësorit e të akuzës, dhe nga kjo baltë mënjanojnë veç bashkëpunëtorët e tyre të dikurshëm në krim.
Rikonfirmoj sot para jush se Partia Demokratike do vazhdoj të drejtojë e të punojë duke respektuar vendimet e gjykatave shqiptare dhe punën e pushtetit të tretë duke qenë e vetdijshme se respekton njeherazi një prej shtyllave të shtetit demokratik.
Rikonfirmoj sot para jush gjithë vendosmërinë dhe këmbënguljen tonë për të ndarë njëherë e mirë historinë e shkuar e kriminale të Shqipërisë nga e sotmja dhe e ardhmja e fëmijve tanë. Theksoj se referendumi popullor për këtë çështje madhore është hapi i sigurtë dhe demokratik që do realizojmë dhe që do ndajë njëherë e përgjithmonë krimin nga gjykimi, nga akuza, nga politika e nga drejtimi. Askush nga ekzekutorët apo dënuesit e dikurshëm nuk do mund të shpëtojnë nga verdikti popullor, i cili do japë përfundimisht pozicionin e merituar për këta punistë që ende sot këmbëngulen të mbeten në pozita drejtimi në majat e pushtetit gjyqësor.