Serbia në qershor merr datën për BE

Të hënën përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pritet të paraqesë një raport për ministrat e BE-së në Luksemburg.
Mediat serbe raportojnë se Serbia pritet të marrë në qershor datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Po ashtu thuhet se Ashton në raportin e saj që ka siguruar tanjug, e ka paraqitur pozitivisht punën e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet drejt arritjes së standardeve evropiane./Indeksonline/