E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia para vizites se Merkelit jo pazar per hir te Kosoves

Para vizites ne Serbi te Kancelares gjermane Angela Merkel qeveria serbe eshte shprehur edhe njehere kunder nje biznesi afrim me BE ne kembim te nje zgjidhjeje per Kosoven. Ne nuk mund te bejme tregti me interesat tona nacionale dhe shteterore i tha zevendeskryeministri dhe ministri i Brendshem Ivica Dacic sot agjencise shteterore te lajmeve Tanjug.

Mediet ne Serbi paten spekulluar se ne viziten e saj te pare ne Serbi javen e ardhshme Merkeli do ta vere udheheqjen e vendit ballkanik para zgjedhjes qe ose te leshoje pe ne grindjen me shqiptaret e Kosoves ose te vere ne rrezik afrimin me BE.

Ajo qe ka rendesi eshte jo vetem ajo qe do te thote kancelarja Merkel ne viziten e saj ne Beograd por e rendesishme eshte edhe cfare do te thote presidenti i Serbise kryeministri i Serbise dhe politikane te tjere tha Dacic njeri nga politikanet me te rendesishem te vendit.

Bildunterschrift Presidenti i Serbise Boris Tadic dhe ministri i Brendshem Ivica Dacic

Ne Beograd pritet nje mesazh i qarte nga kancelarja Merkel

Ne duhet te transmetojme mesazh te qarte qe askush nuk duhet ta sjelle Serbine ne situaten qe te zgjedhe midis Kosoves dhe Evropes.

Negociatat e reja midis shqiptareve dhe serbeve per nje zgjidhje te konfliktit te Kosoves do te zhvillohen ne 2 shtator ne Bruksel me ndermjetesimin e BE. Kete e beri te ditur qeveria serbe te marten. Sipas informacioneve te medieve ne Prishtine dhe Beograd ne bisedime do te diskutohet per kalimet kufitare ne Jarinje dhe Brinjak te cilat deri me 15 shtator do te kontrollohen nga KFOR-i. Vec kesaj do te diskutohet edhe per vulat e doganave te Kosoves librat e kadastrave dhe per njohjen e diplomave

Autor dpa/Auron Dodi

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›