E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia rrezikon pezullimin e regjimit pa viza

Regjimi i udhëtimit pa viza për Serbinë mund të pezullohet në qershor për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve me pasaporta serbe, të cilët kërkojnë azil në shtetet e BE-së. Sipas gazetës “Politika”, që u referohet burimeve diplomatike në Bruksel, mundësia e pezullimit të përkohshëm të vizave për Serbinë dhe Maqedoninë do të shqyrtohet më 24 shkurt në mbledhjen e radhës së ministrave të Brendshëm.

Arsyeja kryesore për këtë iniciativë janë të dhënat zyrtare më të reja të Eurostatit, agjencisë për statistika të BE-së, në të cilat shënohet rritje e azilantëve nga Serbia në shtetet e BE-së. Sipas të dhënave, rritja e madhe e numrit të azilantëve është regjistruar vitin të kaluar, përkatësisht 173 përqind në krahasim me fillimin e procesit të vizave.

Alsat Azhornuar së fundi ( e hënë , 14 shkurt 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›