Shen Valentini mbi 25 ore puthje

Me një maratonë puthjes që hyn në ditën e dytë në Tailandë është pritur Shën valentini, dita e të dashuruarëve. Janë shtatë ciftet që thyen rekordin botëror për puthjën më të gjatë në Pataya, ku nga 14 ciftet në garë vetëm 7 arritën të hynin në ditën e dytë duke tejkaluar 25 orë puthje. Me buzë të ngjitura pas njëri-tjetrit edhe nëse hanë apo pijnë ciftet tejkaluan Germanët Nikola Matovic and Kristina Reinhart që në 2009 u puthën për 32 orë 7 minuta e 14 sekonda.
Ndërsa në Itali ciftet u dyndën në varrin e Shën Valentinit për të rikonfirmuar dashurinë e tyre. Në kishën e Ternit u mblodhën rreth 200 cifte për të marrë bekimin për një lidhje sa më të gjatë.
Më pishtarë si në Taivan, simfonia apo Romeo dhe Xhulieta si në Siberi, me takime për të vetmuarit si në Harbour Bridge në Sidnei Australi apo thjesht cokollata e dhurata në mbarë botën festohet dita e Shën valentinit. Ndonëse jo për të gjithë. Disa vende myslimane e kanë ndaluar festën ndërsa e kanë cilësuar si shpikje komerciale e Perëndimit. Nuk pritet të festohet kjo ditë në Pakistan e as në Uzbekistan ku paraprakisht në media u trumpetua se "forcat me synime të errëta" qëndrojnë prapa popullarizimit të kësaj dite.
E nëse merrni trëndafila ka shumë të ngjarë që buqeta juaj të jetë prodhuar në fermat e luleve në Kenia ku përgjatë javës së kaluar është punuar me orë të zgjatura për të përmbushur të gjitha kërkesat. Për këtë vend afrikan fitimet e kësaj dite pritet të tejkalojnë një miliardë dollarë. Por përtej risive të kësaj dite ka një vend ku festa ruan kuptimin tradicional. Të gjithë e dinë se megjithë klishetë ka vetëm një vend që mbetet kryeqyteti i dashurisë. Me lule, puthje e cokollata festa dhe sivjet merr kuptim në Paris.
Delina Bitraku