"Serbia ta njohe 'de jure' Kosoven"
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha dje ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" se eshte e pashmangshme njohja e Kosoves si shtet nga Serbia dhe autoritetet e Beogradit jane te shume te vetedijshme per kete fakt. Ai u shpreh se Serbia "de facto" e ka njohur Kosoven si shtet. Por, sipas tij, pritet durim, perkushtim dhe pritet edhe kohe, duhet pritur edhe "de jure".
Viti po permbyllet me vendosjen e misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine, por nuk ndodhi edhe permbyllja e misionit te UNMIK-ut. A po e mundojne Kosoven paqartesite per kete arsye?
Fillimisht dua te theksoj se vitin e ka hapur procesi i jashtezakonshem i kurorezimit te perpjekjeve nje shekullore te popullit te Kosoves me shpalljen e saj si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik me daten 17 shkurt te ketij viti. Per te vazhduar ne procesin e metutjeshem te njohjeve te fuqishme nderkombetare per pavaresine e Kosoves, te shtetit tone, per te ardhur ne procesin dhe ne ceshtjen qe ju e ngritet, per t'u shtrire autoriteti i EULEX-it ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves. Misioni i UNMIK-ut eshte definitivisht i perfunduar. Nevojiten edhe disa aspekte teknike, por tani misioni i EULEX-it dhe autoriteti i institucioneve te Republikes se Kosoves eshte autoriteti legal.
Nje vend i vogel me disa misione e mandate te ndryshme. A po e ben kjo te veshtire qeverisjen e vendit?
Kosova eshte nje vend cfare eshte, me territor dhe banore sa ka. Por, pozicioni i saj gjeostrategjik eshte jashtezakonisht i rendesishem. Pastaj, secili njeri duhet ta kete parasysh ku ishim ne vetem para dhjete vitesh si Kosove, si popull. Ku ishim vetem para nje viti ne nje proces tranzicioni. Ndersa sot, Kosova eshte vend i pavarur dhe dua te theksoj se prezenca e misionit te EULEX-it qe eshte nje prezence me mandat te plote te Bashkimit Evropian, eshte nje mision ndihmues, keshillues dhe i hapjes se perspektives per Kosoven ne procesin integrues euroatlantik. Prandaj, mbeshtetja nderkombetare gjithmone duhet mirepritur, duhet pershendetur edhe ftuar nga institucionet tona, ne menyre qe te kemi ecje te perbashket e jo te vecuar.
Beogradi diteve te fundit, madje vete presidenti serb Boris Tadic, ka kerkuar zbatimin e plote te gjashtepikeshit. Si do te veproni ne kete situate?
Kosova ka institucionet legjitime, ka mbeshtetjen e plote nderkombetare. Institucionet e vendit do ta respektojne me perpikeri kushtetuten e Republikes se Kosoves dhe dokumentin e presidentit Ahtisari. Mendimet e keqija qe vijne nga Beogradi, per Kosoven nuk do te jene te realizueshme, te pranueshme. Perkundrazi, jane te rezistueshme. Une i kuptoj autoritetet ne Beograd qe kane nevoje te flasin per marketing para opinionit te tyre te brendshem, por ai propozim i gjashtepikeshit tanime ne Kosove nuk ekziston as si dokument, as si projekt, as si prioritet por as ne vokabularin e asnje politikani, asnje bartesi te nje institucioni e as te nderkombetareve.
A jeni i gatshem te bisedoni serish me Beogradin per zgjidhjen e problemeve te ndersjella e posacerisht atyre qe kane te bejne me veriun e vendit ku ka nje perqendrim me te madh te komunitetit serb?
Per integritetin territorial te vendit tone, te shtetit tone, ne asnje rrethane dhe asnjehere nuk do te kete bisedime ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Kosova e ka te njohur dhe te pranuar nderkombetarisht integritetin territorial. Kosova si shtet, me kete territor, eshte e njohur nga 53 shtete te fuqishme boterore. Ndersa jemi shume te perkushtuar te vazhdojme ndertimin e marredhenieve te shkelqyeshme si vende fqinje, jo vetem me Maqedonine, Shqiperine dhe Malin e Zi, por ne te ardhmen e afert demokratike edhe me Serbine, ne menyre qe te kemi pune te perbashket per ceshtje konkrete qe nderlidhen me interesat e dy vendeve tona si shtete dhe dy popujve tane. Ne fakt, Serbia "de facto" e ka njohur Kosoven si shtet. Por, pritet durim, perkushtim, pritet edhe kohe, duhet pritur edhe "de jure". Ështe e pashmangshme njohja e Kosoves si shtet nga Serbia dhe autoritetet e Beogradit jane te shume te vetedijshme per kete fakt.
Zoti kryeminister, si mund ta vendosni autoritetin tuaj edhe ne veri? Ka pasur kritika edhe nga opozita se ju nuk po arrini dot ta beni nje gje te tille dhe s'keni strategji per nje gje te tille. Si u pergjigjeni ketyre shqetesimeve?
Te gjithe ata qe kane folur me zera te ashper per veriun e Mitrovices, kane qene bartes te pergjegjesive institucionale dhe nuk kane menduar aq shume kur kane qene bartes te institucioneve per kete ceshtje. Por, dua te potencoj se qeveria qe udheheq une, eshte qeveria e pare qe ka filluar te investoje ne Mitrovice. Gjithashtu, per here te pare pas luftes kemi filluar ta shtrijme autoritetin nderkombetare, tani e kemi prezencen edhe civile nderkombetare edhe NATO-n dhe me hapa te sigurt drejt zgjerimit te autoritetit te institucioneve legjitime te Republikes se Kosoves.
Thaci: Po zhduken strukturat paralele jo legjitime ne veri
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi se pas vendosjes se EULEX-it edhe ne veri dhe marrjes se autoritetit atje, ka filluar per here te pare shperberja e strukturave paralele jo legjitime. "Ndersa ata qe mendojne se duhet perdorur dhuna ne Mitrovice, mendoj se ne Kosove nuk ka vend per dhune. Do te jete nje proces i urte, i mencur, i bashkepunimit, ne menyre qe te ndertojme nje vend me mundesi te barabarta", theksoi Thaci.