Serbia te respektoje sinjalet e qarta
Zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z.Ilir Meta nisi nje tur takimesh ne Nju Jork ne mbeshtetje te ceshtjes se Kosoves duke i paraprire keshtu seances se dates 9 shtator ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara OKB ku vendet anetare priten te diskutojne ne lidhje me Opinionin keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe te projekt-rezolutes serbe mbi kete ceshtje.
Kreu i diplomacise shqiptare u takua dje me ambasadore te vendeve te ndryshme ne OKB me te cilet diskutoi mbi realitetin e ri qe eshte krijuar ne Ballkan pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Gjate ketyre takimeve z.Meta shprehu qendrimin e Shqiperise se projekt-rezoluta e Serbise eshte konfliktuale duke pasur parasysh se ajo eshte ne kundershtim me opinionin keshillimor te GJND-se i kerkuar prej vete ketij vendi. Duke folur nga Nju Jorku zoti Meta nenvizoi se Serbia duhet te respektoje opinionin e GJND-se dhe te degjoje me teper sinjalet e qarta qe vijne nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Projekt-rezoluta nuk i sherben aspak klimes konstruktive qe ne kemi krijuar ne Ballkanin Perendimor dhe as vete perspektives europiane te Serbise.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic